23 Dhjetor 2024

Forumi ekonomik Shqipëri-Kosovë

Tiranë. 8 korrik - Të shtunën në Tiranë, nën patronazhin e ish-Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, zhvillohet forumi akademik dhe politik, “Për një hapësirë të përbashkët ekonomike shqiptare SHQIPËRI – KOSOVË- Çfarë lloj bashkimi?”.

Forumi është një jetësim i një vizioni të mëhershëm të Pacolli, sa ishte president sipas të cilit shumë probleme historike në rajonin tonë, do gjenin zgjidhje në favor të popujve, nëse krahas çështjeve të tjera do të ketë më shumë përqendrim sesa sot tek çështjet ekonomike, tek rritja e bashkëpunimit ekonomik në Ballkan.

Sipas këtij vizioni, integrimi evropian favorizon aspiratat kombëtare të shqiptarëve. Nga rrëzimi i barrierave kufitare sipas direktivave evropiane do të krijohej një hapësirë e re arsimore, kulturore, biznesore, kapitalesh, idesh, etj, si parakusht për çdo lloj integrimi.

Ky vizion i Pacolli ka gjetur pika kontakti me ide dhe përpjekje të tjera të mjedisit intelektual dhe akademik shqiptar, ndaj Forumi në fjalë, i organizuar nga këto dy universitete, synon të eksplorojë rrugët konkrete të përshpejtimit të këtij integrimi.


Kjo hapësirë e integruar do të jetë më tërheqëse për investimet e huaja, do të racionalizojë burimet e kombit shqiptar në favor të zhvillimit ekonomik, do të asnjanësojë peshën e faktorëve të tjerë konkurrencialë, etj.


Në forum kanë konfirmuar pjesëmarrjen intelektualë të shquar, autoritetet më të larta të shtetit shqiptar, ministra të dy vendeve, akademikë, drejtues të botës së biznesit.

Forumi organizohet nga bashkëpunimi i dy universiteteve të hapësirës shqiptare, Universiteti Fama, Prishtinë dhe Universiteti Europian i Tiranës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)