21 Prill 2025

Forumi Ekonomik rekomandon rritjen e aftësisë konkurruese për Europën

Davos, 25 janar - Më shumë reforma nevojiten për të rindërtuar aftësinë konkurruese të Europës, sidomos në fushën e novacionit dhe sipërmarrjes, lëvizjes së talenteve dhe përmirësimit të efikasitetit të tregjeve, thotë një raport i publikuar të enjten nga Forumi Ekonomik Botëror.

Raporti me titulli \"Rindërtimi i aftësisë konkurruese të Europës,\" që u publikua gjatë mbledhjes së forumit vjetor, thekson se deficiti i aftësisë konkurruese të Europës dhe ndarja janë shkaku i stanjacionit ose rënies së rritjes ekonomike, duke ndikuar tek rritja papunësisë dhe destabilitetit fiskal të rajonit.

Raporti ndërkohë identifikon pesë sektorë të suksesshëm ku liderët duhet të përqendrojë zbatimin e reformave, të shtojnë bashkëpunimin për hartimin e politikave të qëndrueshme dhe të mbështesin zhvillimin e një lidershipi të qëndrueshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)