30 Dhjetor 2024

Ford Fiesta, vetura më e shitur

Frankfurt, 30 janar - Edhe para lansimit të modelit të ri, Ford Fiesta ka qenë njëri nga automobilat më të shitur në Evropë, jo vetëm në segmentin e tij por në përgjithësi.

Pa marrë parasysh qëllimin për të cilin përdoret, blerësit me kënaqësi vendosni pikërisht për Ford Fiesta-n.

Megjithatë, viti 2012 ka qenë vit befasisht i mirë për këtë veturë të kompanisë “Ford” dhe ata pohojnë se nga një model i këtillë është shitur në çdo 2 minuta.

Ford Fiesta ka qenë po ashtu edhe modeli më i shitur në B-segmentin në botë në nëntë muaj e parë të vitit të kaluar.

“Fiesta ka pasur një vit fantastik, si në Evropë ashtu edhe në tërë botë”, tha Roelant de Waard, nënpresidenti i marketingut dhe shitjes në kompaninë “Ford”.

“Modeli legjendar është bërë mishërim i asaj që blerësit e kërkojnë në automobilin e vogël dhe ofron stil, cilësi, efikasitet dhe teknologji”, shtoi Roelant de Waard.

Kompania “Ford” momentalisht me kapacitete të plota ofron modelet e reja të gjithë shitësve të saj në tërë Evropën.

Në popullaritetin e saj kontribuon edhe motori kursimtar me benzinë ai “EcoBoost” i cili me fuqinë e tij i bënë konkurrencë edhe njësive shumë më të mëdha, ndërsa me harxhime mund të krahasohet me motorët me naftë.

Siç merret vesh kjo kompani gjatë këtij viti ka përgatitur disa befasi për të gjithë, të cilat do t’i bëjë të ditura gjatë muajve në vijim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)