24 Dhjetor 2024

Forcohet bursa aziatike

Hong Kong, 4 dhjetor - Aksionet aziatike u forcuan pas lajmeve se Shtetet e Bashkuara dhe Kina, dy ekonomitë më të mëdha të botës, nuk do të vendosin tarifa të reja për një periudhë 90 ditore, gjatë së cilës të dyja palët duhet të negociojnë një marrëveshje të detajuar.

Në orët e para të hënën, indeksi kryesor i bursës në Kinë u rrit 2.7 për qind dhe në Hong Kong shtoi 2.8 për qind.

Indeksi Nikkei 225 i Japonisë u rrit me 1.4 për qind.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina ranë dakord për një ndërprerje të përkohshme në luftën tregëtare, pas një takimi mes presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping, pas takimit të nivelit të lartë të grupit të 20-es në Argjentinë.

Ministria kineze e Punëve të Jashtme tha të hënën se dy udhëheqësit kishin rënë dakord që të punonin për heqjen e të gjitha tarifave.

"Aktualisht, konsensusi i arritur mes udhëheqësve të dy vendeve tona është që të ndalet vendosja e tarifave të reja dhe në të njëjtën kohë secili prej tyre udhëzoi ekipet ekonomike përkatëse për të intensifikuar bisedimet në drejtim të heqjes së të gjitha tarifave që janë vendosur, në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje me përfitim reciprok, ku të dyja palët të përfitojnë”, tha Geng Shuang, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Presidenti Trump, duke folur me gazetarët në avionin Air Force One në kthim nga Argjentina, tha se marrëveshja do të jetë një nga më të rëndësishmet e arritura ndonjëherë.

Zoti Trump ra dakord se do t’i lërë tarifat për prodhime kineze me vlerë 200 miliardë dollarë në masën 10 për qind dhe nuk do t’i ngrejë në 25 për qind më 1 janar, siç kishte paralajmëruar, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

“Kina do të bjerë dakord të blejë një sasi të konsiderueshme prodhimesh bujqësore, energjitike, industriale dhe të tjera nga Shtetet e Bashkuara për të zbutur mungesën e balancës mes dy vendeve”, tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)