FMN: Tarifat do të kenë pak ndikim në çekuilibrin tregtar
Washington, 11 gusht - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi ShBA-në se tarifat e saj po dëmtojnë sistemin e tregtisë globale.
FMN-ja tha se tarifat doganore të Washingtonit do të detyrojnë vendet e tjera të marrin kundërmasa, të cilat në fund do të dëmtojnë ekonominë amerikane.
FMN-ja tha se masat e ShBA-së kanë gjasa ta largojnë më tej globin nga sistemi tregtar i hapur, i barabartë dhe në bazë të rregullave dhe do të ushtrojnë ndikime negative mbi ekonominë amerikane dhe të partnerëve të saj.
Krye-ekonomisti i FMN-së Maurice Obstfeld tha se konfliktet tregtare janë kundërproduktive dhe do të ngadalësojë rritjen e ekonomisë globale dhe shkatërrojë besimin e biznesit.
Ai shpehu besimin se politika e Trump-it është në drejtim të gabuar, sepse ajo do të ketë "ndikim të ulët në çekuilibrin" e tregtisë, për të cilin presidenti amerikan është ankuar shumë.
Ai vuri në dukje gjithashtu se pavarësisht nga deficiti, ShBA-ja ende po përfiton shumë nga sistemi aktual i tregtisë.