FMN: Rritja ekonomike e Kinës, 8.2 për qind në 2013-n

Pekin, 10 tetor - Rritja ekonomike e Kinës në vitin 2013 do të jetë 8.2%, parashikoi Fondi Monetar Ndërkombëtar të martën në Tokio, në sesionin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore.
Në paraditen e së enjtes, FMN-ja publikoi të dhënat e fundit për ekonominë botërore. Sipas saj, në vitin 2012, rritja e GDP-së globale do të jetë 3.3%, ndërsa në vitin 2013, kjo do të rritet në 3.6%, të cilat përkatësisht 0.2% dhe 0.3% më pak sa parashimi në muajin korrik.
Arsyeja kryesore për uljen e parashikimeve është se vendet e zhvilluara, veçanërisht ato të prekura nga kriza e borxhit, e kanë të vështirë për rivendosjen e besimit për të ardhmen.