04 Janar 2025

FMN paralajmëron rreziqe në bursa ndërkombëtare

Washington, 14 prill - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar për një përsëritje të problemeve që ndodhën në tregje në fillim të këtij viti dhe për shtimin e rreziqeve ndaj rritjes globale.

Megjithatë, FMN-ja vlerësoi Kinën për masat e saj të ribalancimit ekonomik, duke paralajmëruar për rreziqet që vijnë nga kreditë e bizneseve.

Në Raportin e Stabilitetit Financiar Global të FMN-së të publikuar të mërkurën, vihet re se kërcënimet ndaj stabilitetit financiar global janë rritur gjatë gjashtë muajve të fundit për shkak të një numri faktorësh, siç janë rritja e ngadaltë ekonomike dhe shqetësimet mbi ekonominë kineze, si dhe rënia e besimit te politikat.

Por sipas këshilltarit financiar të FMN-së dhe drejtorit të Departamentit dhe Tregjeve Monetare dhe të Kapitaleve Jose Vinals, situata tani është dukshëm më e mirë.

Megjithatë, Vinals paralajmëroi se duhet të bëhet më shumë për të shmangur një përsëritje të problemeve të tregut në të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)