FMN do të ketë më shumë influencë në politikën monetare
Washington, 10 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në të ardhmen do të luajë një rol më të madh në kapërcimin e konflikteve për politikën monetare.
Një rekomandim konkret për zgjidhjen e mosmarrëevshjeve aktuale për kursin e ndryshimit që artificialisht mbahet i ulët megjithatë nuk u dha në mbyllje të takimit vjetor të FMN-së në Uashington.
Në muajt e ardhshëm do të duhet të shqyrtohen edhe më tej propozimet, thuhet më tej nga ky forum.
Ministri i Finanacave i SHBA-së Timothy Geithner tha se një reformë e vërtetë e kontrollit të cilën FMN e ushtron për politikën monetare në vende të veçanta është një nga sfidat më të rëndësishme për organizatën.