Flota tregëtare greke e parë në botë
Athinë, 20 tetor - Flota tregëtare greke vazhdon të jetë fuqia e parë në botë ku sipas një raporti të Unionit të Pronarëve të Anijeve, flota i siguroi ekonomisë greke 140 miliardë dollarë, një shifër që i korrespondon me 50 për qind të borxhit publik grek të vitit 2009 (280 miliardë euro).
Kjo shifër ishte 3,5 herë më e lartë se fondet e përgjithshme që ka thithur Greqia nga arkat europiane gjatë periudhës 2000 2013.
Sipas raportit në këto të ardhura, kontribuuan 750 kompani greke.
Një tregues karakteristik i pozitës drejtuese të Flotës tregëtare greke, në rang botëror, dhe se përfaqëson 41,49% të flotës europiane.