Fitu: Afaristët shumë të rëndësishëm për ardhmerinë e Kosovës
Prishtinë, 28 qershor - Ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Zhan Frasoa Fitu ka thenë sot se afaristët e Kosovës janë shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.
Duke folur ne Kuvendin e Odës Ekonomike të Kosovës, ambasadori Fitu ka theksua se duhet edhe më tej te perfeksionohet korniza politike dhe diplomatike e Kosovës, pasi që Kosova është vend i ri, nuk është i njihur nga të gjithë fqinjët dhe se ka një rrugë të gjatë për anëtarësimin ne Unionin Evropian.
Çështja e dyte është politike dhe ka te beje me përmirësimin e qeverisjes brenda kufijve te Kosovës, ajo që për ju quhet mjedisi afarist, pra ka te beje me sundimin e ligjit, ka te beje me stabilitetin e legjislacionit ka te beje me transparencën, ka te beje me llogaridhënien unë mend j se kjo ka te beje e kredibilitetin global te institucioneve, tha ambasadori Fitu .
Ai theksoi se afaristët kanë të drejtë të kërkojnë kornizë institucionale qe te zhvilloni idetë tuaja afariste. Kjo është e rëndësishme për ju, është e rëndësishme për çdo qytetar te Kosovës eshte per imazhin e vendit, për imazhin brenda BE-se imazhin ne përgjithësi dhe imazhin për vet qytetaret e Kosovës dhe posaçërisht për investitorët, tha ambasadori Fitu.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se afaristët e Kosovës janë herojtë e pas luftës.
Puna juaj është e shenjte sepse është e pamundur te mendohet se Kosova do te arrij qëllimin e vete drejt stabilitetit politik pa zhvillim ekonomik prandaj si OEK ju falënderojmë për tere këtë qe bëni qe Kosova ka arrit ne këtë moment, tha Gërxhaliu.
Jemi te vetëdijshëm qe ballafaqohemi me sfida te shumta, jemi te vetëdijshëm qe na presin edhe detyra shume te mëdha drejt ardhmërisë. Jam i vetëdijshëm se dialogu partneriteti dhe komunikimi dhe bartja e përvojave nga jashtë do te jete rruga e suksesit qe duhet ta zgjedhim, tha kryetari i Odës .
Ai tha se është e vërtet se ne momente te caktuar respekti i tepruar ndaj qarqeve te caktuar kalon ne nënçmim dhe po e bien OEK-un ne pozite te vështirë.
Por duhet te kuptohet se OEK-u është zë i biznesit dhe ne këtë drejtim do te aplaudojme gjithmonë karshi qeverise kur ka hapa pozitiv e të mire po e kemi edhe obligim moral se aty ku ka hapësirë për reagim te reagoje dhe me kritike pragmatike dhe argumentuese ta ngrisim zërin tonë. Nuk dëshirojmë qe OEK-u te shëndrrohet ne parti politike dhe këtë besoj qe nuk e dyshoni edhe ju, por jam i vetëdijshëm qe partneriteti është i nevojshëm por ne baza reciproke, tha ai.