Fitimet e Gazpromit bien me 86 për qind në vitin 2014
Moskë, 2 maj - Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, ka regjistruar një rënie të madhe në fitimin vjetor. Fitimi i kësaj kompanie është pakësuar me 86 për qind në krahasim me një vit më parë.
I renditur mes kompanive me fitimet më të larta në botë deri pak vite më parë, sot gjiganti rus i energjisë po kalon ditë të vështira.
Fitimet e Gazpromit kanë pësuar një rënie drastike si kurrë më parë.
Sipas raportit financiar të vitit 2014, fitimi i kompanisë ruse është 3 miliardë dollarë; ndërkohë që një vit më parë fitimi ishte 21 miliardë dollarë.
Bëhet e ditur se arsyet e rënies së fitimeve të Gazpromit janë zhvlerësimi me 50 për qind i rublës përballë dollarit amerikan dhe sanksionet, që iu vendosën Rusisë për rolin e saj në krizën ukrainase.