Finlanda braktisë naftën ruse
Helsinki, 19 maj - Finlanda është duke zvogëluar gradualisht blerjen e naftës së papërpunuar ruse dhe ne të njëjtën kohë është duke u orientuar nga energjia e gjelbërit.
Rafineria finlandeze e naftës “Nest Oil”, deri me tani kryesisht kishte operuar duke shfrytëzuar naftën e papërpunuar ruse Ural për shkak të kostos së ulët të transportit të lëndës së parë.
Importet e naftës ruse gjatë tre mujorit të parë janar-mars 2021, në krahasim me tre mujorin e vitit të kaluar janë zvogëluar me një të katërtën.
Nëse krahasojmë vetëm për muajin prill 2021 me vitit të kaluar, kemi rënie të importi të naftës ruse me 60%, nga 1.1 milionë tonë në 0.4 milionë tonë.
Si pasoj e zvogëlimit të vëllimit të punës rafineria finlandeze “Nest Oil”, një nga dy rafineritë e saja në Finlandë e ka shndërruar në depo.
Sipas Refinitiv Eikon, Finlanda në vitin 2020 nga Rusia kishte importuar 16% më pak naftë sesa në vitin 2019.
Finlanda për Rusinë ishte një nga blerësit e mëdhenj andaj zvogëlimi i importit të naftës ruse do të ndikoj në zvogëlimin e eksporteve të naftës ruse.
Sipas Bankës Ruse, në periudhën janar-mars 2021, Rusia kishte inkasuar 20.2 miliardë dollarë nga eksportet e naftës, që është për rreth 21% më pak se një vit më parë.