Finalizohet projekti Ndihmë për Tregtinë
Prishtinë, 30 nëntor - Ministria e Administratës Publike dhe Ambasada Çeke në Kosovë, organizojnë ceremoninë e finalizimit të projektit Ndihmë për Tregtinë.
Porjekti është financuar nga Ministria e Tregtisë së Republikës Çeke, që ka të bëjë me Studim fizibiliteti për ndërveprimin e sistemeve elektronike të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që lidhen me mjedisin e biznesit.
Të pranishëm në këtë ceremoni pritet të jenë ministri i MAP-it , Mahir Yagcilar, ambasadori çek në Kosovë, Ivo Silhavy dhe përfaqësuesit e kompanisë Çeke të cilët kanë realizuar projektin.