22 Dhjetor 2024

Filluan javët e biznesit kosovar

Prishtinë, 1 tetor - Aleanca Kosovare e Biznesit ka filluar fushatën për konsumimin e produkteve vendore me prodhuesit kosovarë, të quajtur “Javët e Biznesit Kosovar 2010”. Këtë projekt po e përkrah edhe Ministria e Tregtisë dhe industrisë gjerësisht, Agjensioni për Promovim e Investimeve Kosovare, (APIK).

Sipas kryetarit të AKB-së, Agim Shahinit kjo javë do të ketë shumë aktivitete nëpër disa kryeqendra të Kosovës që do të promovohen produktet kosovare dhe të bëhet një fushat për sensibilizim për opinionin që produktet vendore kanë një cilësi të lartë.
“AKB-ja kërkon që të ngrihet cilësia dhe kërkojmë nga institucionet në këtë rast nga Qeveria e Kosovës, që t’iu dalë në ndihmë prodhuesve vendorë. Qeveria duhet të krijoj politika më të favorshme për biznes”.

Shahini tha se sektori privat ka rritje dhe për këtë arsye duhet të përkrahet. Sipas tij java e biznesit do të ndikoi te qytetarët që të konsumojnë më shumë produkte vendore, të cilat, sipas Shahinit janë cilësore. “Na mungon marketingu i produkteve dhe kjo fushat do të ndikoi që të rritet interesimi për produkte vendore”.

Shahini përmedni edhe problemin e CEFTE-s që ka Kosova me ato shtete që janë nënshkruese. Mirëpo sipas tij, në vitin e ardhshëm Kosova do të jetë udhëheqëse e saj, dhe do të ndikoi te eksporti i produkteve vendore.

Ndërsa shefi i APIK, Mustaf Hasani tha se kjo fushat është një ngritje e aktiviteteve për konsumin e produkteve vendore. Ai tha se, APIK do të vazhdoi ndihmën për bizneset dhe t’i tërheq investitorët e huaj për investime në Kosovë. “Këto aktivitete kanë qëllim të prezantojnë prodhimet vendore dhe të tregohet se produktet kosovare janë të cilësisë së lartë”, tha Hasani.

Ndryshe “Javët e Biznesit Kosovar”, do të vazhdojnë edhe në Pejë, Ferizaj, Mitrovicë dhe në qytetet e tjera të Kosovës. Javët e biznesit AKB-ja i ka organizuar që nga viti 2003.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)