21 Prill 2025

Fillon transporti i mallrave me tren Kinë-Azi Qendrore

Pekin, 12 korrik - Sipas një lajmi të shtypit uzbek treni i parë me mallra ka nisur udhëtimin nga zona Hebei, në veri të Kinës, në drejtim të vendeve të Azisë Qendrore.

Pritet që treni i mallrave të kalojë në krahinat Shijiazhuang, Taiyuan dhe Urumçi të Kinës dhe përmes pikës së kalimit kufitar Horgos të hyjë në Kazakistan dhe prej këtu të vazhdojë udhëtimin me ndalesa në Almati dhe Çimkent deri në stacionin e fundit, që do të jetë kryeqyteti Tashkent i Uzbekistanit.

Distancën prej 5 mijë kilometra të gjatë treni do ta bëjë për 8 ditë dhe parashikohet që deri në fundjavë të mbërrijë në Tashkent.

Vitet e fundit vëllimi tregtar ndërmjet vendeve të rajonit (Azisë Qendrore) dhe Kinës, e cila renditet në krye të listës së ortakëve tregtarë të këtyre vendeve, po shënon një rritje të shpejt. Prodhimet kineze zënë një pjesë të rëndësishme të mallrave që shiten në tregjet e vendeve të Azisë Qendrore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)