Fillon trajnimi për përgatitjen e planeve të eksportit
Prizren, 10 tetor - Sot në Prizren filloi trajnimi për përgatitjen e planeve të eksportit. Trajnimi mblodhi mbi 50 biznese që veprojnë në sektorin e bujqësisë, prodhimit të produkteve ushqimore, prodhimit të materialeve ndërtimore dhe përpunimit të drurit.
Në trajnim marrin pjesë edhe drejtorët komunal dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale, agjensioneve relevante dhe shoqatave të biznesit që veprojnë në Rajonin Ekonomik Jugor.
Qëllimi i këtij trajnimi është informimi i bizneseve mbi përgatitjen e planeve të eksportit si parakusht për eksportimin e suksesshëm të produkteve.
Planet e eksportit do të ju ndihmojnë bizneseve në përshtatjen e produkteve dhe shërbimeve për tregjet e huaja, përcaktimin e strategjisë së çmimeve, identifikimin e kanaleve të shpërndarjes si dhe përdorimin e mjeteve për promovim të produkteve dhe shërbimeve të tyre në tregjet jashtë Kosovës.
Trajnimi dy ditor është organizuar në kuadër të projektit të UNDP-së Ndihmë Tregtisë që financohet nga Ministria për Punë të Jashtme të Finlandës kurse zbatohet nga UNDP.
Trajnimi do të përfshijë edhe sektorin e artizanateve dhe turizmit dhe do të pasojë me përpilimin e një udhëzuesi mbi përgatitjen e planeve të eksportit.