08 Janar 2025

Fillon stabilizimi i Bursës së Athinës

Athinë, 7 gusht - Stabilizohet bursa greke në ditën e katërt të rihapjes së saj, me indeksin e përbërë të Athinës prej 2%, duke qenë se rezervat bankare u ngritën nga rënia drastike e fillimit të javës.

Aksionet në Bankën Kombëtare Greke dhe në Eurobank ishin mbi 18 dhe 9,6%.

Banka e Pireut pati humbje të lehta, por komisionerët në bursë parashikojnë se çmimet e aksioneve të saj do të përmisohen së shpejti.

Bursa e Athinës u mbyll më 29 qershor për të parandaluar tërheqjen e kapitalit jashtë vendit dhe një kolaps të mundshëm të sistemit bankar. Kur bursa u rihap të hënën, nga një mbyllje pesëjavore, ato pësuan një rënie prej më shumë se 23% përpara se të mbyllej me më shumë se 16%, me goditjen e rëndë të rezervave bankare.

Negociatat mbi një ndihmë shpëtimi të tretë për shtetin me më pak para të eurozonës, me vlerë prej 86 miliardë eurosh, vazhdojnë midis Greqisë dhe kreditorëve të saj ndërkombëtarë.

Greqia ka vetëm dy javë kohë deri më 20 gusht, kur ajo duhet të bëjë një shlyerje të borxhit prej 3,2 miliardë eurosh për Bankën Qendrore Evropiane (BQE).

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, shprehu optimizëm se një marrëveshje e re për ndihmë, në këmbim të reformave ekonomike, do të arrihet së shpejti dhe i përshkroi bisedimet si \"shtriqje në shtëpi\".

Por, një raport në gazetën gjermane \"Bild\" citon burime anonime, të cilët deklarojnë se zyrtarë të lartë të qeverisë në Berlin dyshojnë se do të arrihet një marrëveshje deri më 20 gusht dhe se Greqisë do t’i duhet të marrë një kredi të re.

Në Bruksel, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, hodhi poshtë raportin e \"Bild\".

\"Ekipet tona janë në terren që prej dy javësh dhe ata raportojnë një përparim të kënaqshëm. Unë nuk jam në dijeni nëse dikush tjetër ka qenë në terren dhe për këtë arsye do të mund të ketë një pasqyrë më të mirë se ne\", tha ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)