21 Prill 2025

Fillon procedura e lehtësirave për mallrat Kosovë- Shqipëri

Prishtine 8 maj – Sot për herë të parë po jetësohet transiti i përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë. Dy Drejtoret e Doganave në prani edhe të ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, zyrtaritsht lansuan projektin e madh per lehtësimin e transiteve.  

Në pikën kufitare të Vermicës sot u  inaugurua projekti për krijim e lehtësirave në trazitin e mallrave në mes të dy vendeve. Drejtori i Doganës se Kosovës z. Lulzim Rafuna dhe drejtoresha e Doganës së Shqipërisë znj. Elisa Spiropali bën edhe nismën zyrtare të kësaj procedurë.

Sot u regjistrua hyrja e parë në Kosovë e ngarkesave komerciale, e cila është regjistruar transit në Portin e Durrësit dhe si e tillë pa ndonjë procedurë shtesë kalon në territorin e Kosoves deri në një nga terminalet e brendshme doganore, gjithashtu e njëjta  ndodhë me të gjitha mallrat të cilat tranzitojnë përmes Kosovës për në Shqipëri. 

Me këtë rast z. Rafuna theksoj “Kjo është një procedurë e aplikuar për herë të parë në rajon dhe si e tillë ofron lehtësira të mëdha për biznesin duke ulur koston e shpenzimeve dhe duke sjellë në minimum kohën e pritjeve gjatë kalimeve kufitare”.

Edhe një herë duhet të theksohet se Dogana e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë duke punuar shumë në krijimin e lehtësirave për bizneset e të dy vendeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)