22 Dhjetor 2024

Fillon modernizimi i vendkalimit kufitar Bllacë

Bllacë, 12 korrik - Për 14 muaj, Maqedoninë dhe Kosovën në Bllacë do t’i lidhë një vendkalim kufitar me të gjitha standardet evropiane. Pika kufitare do të ketë 5 korsi, të cilat do të mundësojnë qarkullim më të shpejtë të makinave. Ndërtimi i këtij vendkalimi kufitar do të ndihmohet nga Banka Botërore, e cila do të ndajë një fond prej 1.9 milion euro.

“Ky projekt do të mundësojë intensifikimin e shkëmbimit tregtarë përmes lehtësimit të qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve. Kalimi i ri kufitar realisht pritet të rritë numrin e udhëtarëve drejt Kosovës dy apo tre herë në krahasim me nivelin e tanishëm të trafikut”, deklaroi Zoran Stavreski, ministër i Financave.

Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi theksoi se ndërtimi i kalimit kufitar do të përshpejtojë ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë- Prishtinë.

“Projekti në fjalë është pjesë integruese edhe të ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë dhe Bllacë-Prishtinë. Kjo është pjesë e projektit të cilin Qeveria e Maqedonisë dhe e Kosovës e kanë harmonizuar dinamikën e realizimit të këtij projekti”, tha Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.

I ngarkuari me punë i Republikës së Kosovës në Ambasadën në Shkup dhe komuniteti i biznesit u shprehën se modernizimi dhe ndërtimi i vendkalimit të ri kufitar do të ndikojë në thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.

“Shpeshherë dëshmitarë të fyteve të ngushta, bllokadave, ndalesave dhe vonesave që krijojnë edhe nervoza te njerëzit, po veç kësaj krijojnë edhe  ngadalsimit të procesit ekonomik të shkëmbimit të mallrave”, theksoi Skender Durmishi, ambasador i Kosovës në Maqedoni.

“Natyrisht se kjo do të ketë efekt pozitiv edhe tek ne, në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe kapitalit”, tha Blerim Zlatku, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.

Kosova me 324 milion dollarë shkëmbim tregtarë për vitin e kaluar është ndër 10 shtetet me të cilat Maqedonia ka bashkëpunim më të mirë tregtarë. Pikërisht me Kosovën Maqedonia ka suficit të lartë. Statistikat tregojnë se në 5 muaj e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur shkëmbimi tregtar ka qenë 30 milion dollarë është rritur për 5 herë më tepër. Duhet theksuar se si çdoherë, edhe sot vendosja e gurthemelit për fillimin e punimeve, u bë vetëm në prezencën e priftërinjve nga Kisha Ortodokse Maqedonase.        

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)