26 Dhjetor 2024

Fillon implementimi i Strategjisë për zhvillimin e NVM-ve

Prishtinë, 19 prill - Ka filluar implementimi i strategjisë për zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM), dokument ky që angazhon të gjithë institucionet e Kosovës në mbështetjen e sektorit privat.

Gjatë një konference informuese për zhvillimet në sektorin privat të mbajtur të enjten (19 prill) në Prishtinë, Granit Berisha, kryeshef i Agjencisë për Mbështetjen e NVM-ve tha se: “Agjencia është e angazhuar që ta jetësoj këtë dokument duke luajtur rolin koordinues si dhe atë të raportimit për progresin e arritur”.  

Berisha theksoi se tashmë janë mobilizuar edhe institucionet tjera për të mbikqyrur ecurinë në përmbushjen e 138 objektivave strategjike të Strategjisë për Mbështetjen e NVM-ve.  

Hartimi dhe përgatitja e planit implementues është përkrahur nga asistenca teknike e Zyrës së BE-së në Kosovë: ‘Mbështetja për NVM-të përmes MTI-së’. Ky projekt asiston Agjencinë për Mbështetjen e NVM-ve në: fuqizimin e partneritetit publiko privat, ngritjen e konkurrueshmërisë të sektorit privat, dhe në reformën ligjore.

Në konferencën informuese u prezantuan projektet dhe aktivitete që synojnë implementimin e objektivave të ndryshme të strategjisë:
1. Programi për përmirësimin e performancës dhe konkurrueshmërisë së NVM-ve që ka për qëllim identifikimim e nevojave të NVM-ve për trajnime dhe këshillime të cilat do të finalizohen me hartimin e një programi nacional.
2. Qasja e NVM-ve në financa – që ka për qëllim analizimin e gjendjes momentale të qasjes së NVM-ve në financa dhe identifikim e mundësive shtesë.
3. Reforma në legjislacion – që përfshinë ligjin mbi lejet dhe licencat, atë mbi NVM-të, zonat ekonomike, dhe investimet e huaja.  


Agjencia për Mbështetjen e NVM-ve orienton aktivitetet e saja në Planin e Veprimit të Vizionit Ekonomik të Kosovës, dhe Aktin Evropian për Bizneset e Vogla.  


SHPALLEN FITUESIT E GARËS PËR IDETË MË TË MIRA PËR BIZNES
Sot, më 19 prill, gjashtë të rinj Kosovar u shpërblyen me nga një I-Pad 2 për idetë e tyre inovative të biznesit. Aktivitet ky në kuadër të Ditëve të Biznesit të Vogël 2011.

Nga 72 ide biznesi të dërguara si pjesë e garës për idetë më të mira u shpërblyen: Afrim Bajraktari (Dizajn enterieri), Berna Saraçi (Studio e dizajnit të modës), Muhamed Hamza (Pastrim industrial me akull të thatë), Naim Kicaj (Prodhim i sallatave dhe kopshtari), Rinor Obrazhda (Kultivim i kërmijve), Rrita Abdyli (Kultivimi i peshkut krap). “Falenderoj organizatorët për këtë shpërblim dhe mbështetjen. Ju më dhatë vetëbesim që ideja ime është e realizueshme dhe mund të shndërrohet në një biznes,“ tha Rrita Abdyli pas pranimit të çmimit.

Fituesit u shpërblyen me nga një tablet ‘iPad 2’ të sponsoruar nga ‘Raiffeisen Bank’ në Kosovë. Ditët e Biznesit të Vogël organizohet nga Agjencia për Mbashtetjen e NVM-ve për të promovuar ndërmarrësinë në mënyrë që Kosovarët ta konsiderojnë atë si opsion karriere.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)