09 Janar 2025

Fillojnë përgatitjet për masterplanin e gazit

Tiranë, 3 qershor -  Banka Evropiane e Investimeve (BEI) ka autorizuar fillimin për përgatitjen e Masterplanit të Gazit për Shqipërinë dhe një planprojekt identifikimi, financim i Komisionit Evropian me vlerë 1,1 milionë euro, që duhet të përfundojë në nëntor 2016.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë (MEI) njoftoi sot se ky financim është pjesë e Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), që përfshin përgatitjen e një masterplani gjithëpërfshirës afatmesëm për gazin natyror. Në Ministri, për të diskutuar ndarjet me palët kyç të interesuara për zhvillimin e studimit, u mbajt sot takimi prezantues, ku grupi i ekspertëve të WBIF-së paraqiti një përmbledhje të përqasjes së tyre për projektin.

Projekti lidhet me studimin e fizibilitetit, që WBIF-ja ka përfunduar më parë për Tubacionin Jon-Adriatik (Kroaci -Bosnjë-Hercegovinë - Mal i Zi - Shqipëri), me studimin e fizibilitetit për një terminal të gazit të lëngët në Kroaci, projektin në vazhdim të KE-së për Unazën e Gazit dhe me studimin e Masterplanit të Gazit në Malin e Zi, i cili ka nisur që në nëntor 2014 dhe po kryhet nga asistenca teknike e Njësisë së Projektit për Infrastrukturën nga konsorciumi COWI.

Masterplani për gazin do të shqyrtojë të gjitha aspektet teknike, ligjore, rregullatore, ekonomike, tregtare, sociale, etj, që lidhen me futjen e gazit në disa rajone të Shqipërisë dhe vetë projekti përputhet me synimet strategjike të Shqipërisë në sektorin e energjisë.

Në vijim të përgatitjes dhe marrëveshjes për masterplanin e gazit, do të përgatitet dhe miratohet një portofol përparësish për projektinvestimin për gazin, ç’ka i mundëson Shqipërisë që të tërheqë burime financiare për të zbatuar projektin e zhvillimit të rrjeteve të gazit.

Bërja e masterplanit është kërkesë e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe sponsorizohet falë një projekti në WBIF nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që mund të veprojë si financuese e mundshme për projekte parësore bashkë me përfshirjen në përgatitjen e studimit. Përftues përveç MEI-t do të jenë Enti Rregullator i Energjisë dhe kompania publike “Albpetrol”. Zhvillimi i njohurive vendore, aftësive dhe ekspertizës për institucionet përgjegjëse në Shqipëri për zhvillimin e sistemit të gazit janë aspekt kyç i asistencës teknike, që do të sigurohet.

Përveç shqyrtimit të burimeve potenciale të gazit në Shqipëri, studimi përfshin eksplorimin e brendshëm, gazin që do të hyjë pas ndërtimit të Tubacionit Jon-Adriatik, nga furnizimet përmes gazsjellësve TAP dhe TANAP, ndërtimin e një depo magazinimi të madh nëntokësor për gazin dhe Terminalin e GNL (gaz natyror i lëngëzuar).

Parashikimi i kërkesës për konsumimin e ardhshëm të gazit në Shqipëri do të analizojë çdo sektor përdorues në Shqipëri, përfshirë shërbimet dhe industrinë, do të vlerësojë përfitimet nga stimujt për kalimin nga energjia elektrike te gazi, vendosjen e çmimit të tij në tregjet me pakicë dhe shumicë, por edhe nismat për eficiencën e përdorimit final të energjisë.

Studimi për masterplanin përfshin gjithashtu një itinerar dhe plan të mirë urbanistik për sistemin e transmetimit dhe shpërndarjes së gazit, me synim arritjen e një rrjeti të gazit me kosto më të ulët, sa më efikas nga ana ekonomike dhe me ndikim sa më të paktë në mjedis.(trt)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)