Filloi punën Terminali më i ri i licencuar doganor Prishtina 3 në Bresje
Prishtinë, 5 dhjetor - Prej sot filloi punën Terminali më i ri i licencuar doganor Prishtina 3 në Bresje. Përmes një komunikate për shtyp, njoftohen të gjithë ofruesit dhe shfrytëzuesit e shërbimeve të zhdoganimit dhe doganimit të të gjitha llojeve të mallrave që importohen nga jashtë, sikur edhe ato që eksportohen jashtë shtetit, se prej datës 5 dhjetor 2016 ka filluar punën e rregullt Terminali i ri doganor i licencuar Prishtina 3.
Terminali i licencuar doganor Prishtina 3 është në afërsi të drejtpërdrejtë (vetëm 50 metra) afër Auto-rrugës së Kombit Ibrahim Rugova, respektivisht vetëm 200 metra afër rreth-rrotullimit qendror/kryesor të të gjitha autostradave të Kosovës,në Bresje, si dhe në afërsi të drejtpërdrejtë, vetëm 200 metra afër Stacionit Hekurudhor të Mallrave në Bresje-Miradi, ose vetëm 4 km nga Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari.
Ky Terminal është ndërtim puro i ri dhe Terminali më i madh në vend, i cili ofron shërbimet e veta super kualitative dhe të shpejta si në asnjë vend tjetër, në një hapësirë të ndërtuar e të rregulluar prej 25 000 metra katrorë,sipas standardeve evropiane, ku ofrohen të gjitha llojet e shërbimeve nga Zyra e Brendshme Doganore (ZBD) për mbledhjen e taksave nga Doganat e Republikës së Kosovës, AVUK-u dhe agjenci të tjera të shtetit, sikur edhe nga qindra agjenci të shpedicionit,të transportit, të importuesve dhe eksportuesve, dhe të prodhuesve të të gjitha llojeve të mallrave, si dhe shumë shoqëri të tjera.
Terminali i licencuar doganor Prishtina 3 po ashtu njofton se të gjithë të interesuarit për bashkëpunim të mirëfilltë, të shpejtë e cilësor, sikur edhe për zyra dhe hapësira në Terminalin e ri më bashkëkohor të licencuar në Bresje, mund të kontaktojnë me zyrtarin përgjegjës përmes telefonit 045/297000.