23 Dhjetor 2024

Filigrani përtej artizanatit

Prizren, 27 tetor - OJQ EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Filigrani përtej Artizanatit”, financuar nga projekti “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore”, që implementohet nga UNDP dhe financohet nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe (IcSP), ka realizuar panairin “Filigrani përtej Artizanatit”.

Në këtë panair prezent ishin përfaqësues të shoqërisë civile, institcioneve komunale, media, filigranistë nga vendi dhe rajoni si dhe qytetarë të shumtë.

Nga Komuna e Prizrenit prezent ishte kryetari Mytaher Haskuka i cili tha se nisma të tilla janë të mirseardhura dhe do të vazhdojnë të kenë mbështetjen e kësaj komune edhe në vazhdimësi duke theksuar mbeshtetjen institucionale që kjo zeje të fuqizohet edhe të gjinden tregje të reja.

Përfaqësuesit e UNDP treguan se ka interesim të madh që tregon sa është i rëndësishëm Filigrani dhe se do të mundhohen edhe në ardhmen të mbështesin projekte të tilla.

Në kuadër të këtij panairi u shfaq dokumentari i Filigranit ku u sqarua historikisht rrjedhoja e zhvillimit të këtij artizanati në qytetin e Prizrenit. Zanatlinjtë e këtij artizanati në këtë dokumentar paraqesin mënyrën e punimit të zejes dhe ndajnë përvojën personale dhe sfidat me të cilat janë ballafaqur ndër kohë.

Filigrani arriti në Kosovë rreth shekullit të 15 dhe vllerat dalluese artisitke e bëjnë atë një pjesë të çmuashme të trashëgimisë kulturore.

 Ky dokumentar shfaq poashtu punën e realizuar nga 30 praktikantët të cilëve në kuadër të këtij prjekti iu është mundësuar të kalojnë nëpër një fazë të përvetësimit të aftësive të kësaj zeje.

Në këtë panair poashtu u theksua fakti se deri më sot nuk ka ndodhur dokumentimi i këtij artizanati, dhe ky project ka shërbyer si një përkpjekje që Filigrani të vazhdojë të mbahet gjallë dhe të dokumentohet.

Pas shfaqjes së dokumenetarit u mbajt një diskutim në një panel të përbërë nga: Bashkim Tejeci nga Prizreni, Sadbere Drishti nga Shkodra dhe Gordana Mitrovska nga Shkupi.

Përfaqësuesja nga Shqipëria spjegoi teknikën e punimit të Filigranit në Shkodër dhë mënyrën se si po arrijnë ta mbajnë gjallë këtë zeje kohëve të sotme.

Në anën tjetër Bashkim Tejeci theksoi se është nevojë urgjente që të bëhët një organizim shtetëror që do të siguronte vazhdimësinë e Filigranit në këtë qytet duke mos lejuar të ndodh ajo që tashmë ka ndodhur me shumë zeje që vecse janë shuar në qytetin e Prizrenit.

Qëllimi i mjeshtërve si ai është që ta trashëgojnë atë tek gjeneratat e reja, duke qenë se Prizreni i ka karakteristikat e veta në filigran dhe e sheh të domosdoshme që kjo punë të përcillet edhe në vazhdimësi.

Ky zanat thekoi ai se nuk ka pasur mbështeteje më parë deri tani kur EC Ma Ndryshe, Komuna e Prizrenit dhe UNDP kanë ardhur me një projekt të tillë.

Edhe përfaqësuesja nga Maqedonia  Gordana Mitovska theksoi se qëllimi i të gjithëve është që ta ruajnë këtë zanat nga zhdukja, dhe të tërhiqen sa më shumë të rinjtë që t’i rreken këtij arti.

Kërkesë e saj është që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet mjeshtërve të filigranit nga të gjitha vendet fqinje dhe u cek që sigurimi i jetëgjatësisë së Filigranit duhet të futet në agjendën shtëtrore meqenëse është problematike mbijetesa e tij duke marrë për bazë sfidat me të cilat përballen filigranistët tanë.

Pas këtyre diskutimeve pati një performance me valle tradicionale nga SHKA Agimi dhe nga SHKA Sharski Behar, dhe u servua ushqim tradicional prizrenas për të pranishmit. Mjeshtrit e Filigranit patën mundësinë që eksponatet e tyre t’i shesin për të interesuarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)