Fiat-i kthehet në tregun amerikan
Los Anxhelos, 20 nëntor - Fiat-i italian pas tri dekadave kthehet në tregun amerikan me shpresën se koha i ka fshirë kujtimet për cilësinë e keqe dhe se do tia dalë ti bindë amerikanët që ti duan automobilat e vegjël.
Analistët konsiderojnë se ky është një rrezik i madh, por Fiat-i nuk heq dorë nga ajo që e ka paramenduar.
Fiat-i pas 30 viteve pret shansin që të kthehet në njërin prej tregjeve më të mëdha në botë dhe të ofrojë automobila të vegjël.
Në panairin në Los Anxhelos, kompania prezantohet me dy modele Fiat 500, njëri me tri dyer, ndërsa tjetri në versionin kabriolet.
Fiat 500-shi i ri në shitje doli gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa versioni kabriolet në vitin 2011, ndërsa pas vitit 2012, planifikohet modeli me katër dyer.
Çmimi i mini-automobilit të ri ende nuk është i njohur, por nga kompania lajmëruan se modeli 500 do të kushtojë më pak se mini kuperi i vogël i BMË-së, çmimi i të cilit është 20.000 dollarë.