FedEx ngriti një padi kundër Departamentit Amerikan të Tregtisë
Washington, 26 qershor - "FedEx" ngriti një padi të habitshme kundër Departamentit Amerikan të Tregtisë, duke argumentuar se kompania duhet të mos kërkohet për zbatimin e ndalimit të eksportit nga qeveria federale amerikane.
Por padia nuk përmend në veçanti "Huawei"-n, por vjen pasi "FedEx" deklaroi "keqtrajtimin" e disa dërgesave për prodhuesin kinez të pajisjeve të telekomunikacionit.
Në një deklaratë, "FedEx" tha se Rregullorja e tanishme e Administratës së Exportit në ShBA, "shkel të drejtat e përgjithshme të transportit", sepse ajo detyron kompanitë e transportit të mbajnë përgjegjësi për dërgesat, që mund të shkelin kufizimet e ShBA-së.
Në padi vihet në dukje gjithashtu se "FedEx" është një kompani transporti, jo një organ për zbatimin e ligjit.
Muajin e kaluar, administra e Trump-it e futi "Huawei"-n në një listë të zezë tregtare, duke ndaluar kompanitë amerikane të shesin ose eksportojnë teknologji dhe pajisje për këtë kompani, pa lejen e qeverisë.