ExxonMobil shet aksionet e një vendburimi nafte në Irak

Bagdad, 8 nëntor - Korporata amerikane e naftës dhe gazit ExxonMobil informoi Bagdadin mbi dëshirën e vet për të shitur pjesën e aksioneve të saj në projektin për përvetësimin e vendburimit të madh të lëndës hidrokarbure Qurna Perëndimore.
Në vend të kësaj Kompania do të fokusohet në bashkëpunimin me Kurdistanin, njofton Reuters.
Për momentin nuk dihet se kush do ta zëvendësojë ExxonMobil. Ndër kandidatët e mundshëm të nënshkrimit të kontratës figuron kompania ruse "Lukoil".
Marrëdhëniet midis ExxonMobil dhe qeverisë irakiane u prishën vitin e kaluar, kur kompania nënshkroi me autoritetet e Kurdistanit autonom një sërë marrëveshjesh për përvetësimin e disa vendburimeve të naftës dhe gazit.