Evropianët përgatiten ta rrisin konsumin
Bruksel, 22 dhjetor - Evropianët përgatiten ta rrisin konsumin në janar në kërkim pas produkteve në lëshim, duke marrë parasysh gjendjen e vështirë në ekonominë.
Kjo bëhet e ditur në raportin e Qendrës për hulumtim të tregtisë me pakicë, me çrast bëhet e ditur se theks i posaçëm do të vihet mbi rritjen e blerjes përmes internetit.
Sipas këtij hulumtimi, pritet që tregtarët evropianë gjatë periudhës pas Krishtlindjeve të fitojnë gjithsej 118,7 miliardë euro, që është për 2,1 për qind më shumë në krahasim me janarin e vitit 2010.
Me këtë rast shitja në internet në janar të vitit 2010 do të rritej për 23 për qind në 1,78 miliardë euro, derisa shitja në shitoret klasike do të rritej për 0,5 për qind të jo konsiderueshëm.