Evropa do të bëhet fokusi i investimeve kineze
Londër, 1 nentor - Media britanike njoftoi ditët e fundit se Evropa do të bëhet fokusi i investimeve kineze jashtë vendit.
Në një artikull të gazetës britanike \"Financial Times\" thuhet se, për sa i përket vëllimit, shuma e përgjithshme e investimeve të Kinës në Evropë gjatë dhjetëra vjetëve të fundit është e barabartë me përmasën e rritjes javore të rezervës së saj valutore në gjysmën e parë të vitit.
Në artikull përmendet se Kina nxit ndërmarrjet shtetërore me potencial të shtrihen në vende të tjera, prandaj në të ardhmen investimet kineze jashtë do të shtohen vrullshëm.
Parashikohet se para vitit 2020 investimet kineze jashtë vendit do të arrijnë në 1 mijë trilionë dollarë dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre do të përqendrohet në vendet e zhvilluara. Fokusi i investimeve do të shndërrohet nga burimet natyrore në markat dhe teknologjinë.
Njoftohet se në gjysmën e parë të vitit investimet e drejtpërdrejta të Kinës në Eropë ishin afro 3.3 miliardë dollarë, shifër kjo më e madhe se shuma e përgjithshme e vitit të kaluar.