06 Janar 2025

Evropa dhe Kina mund të evitojnë luftën tregtare

Pekin, 8 qershor - Ndërsa duket se lufta tregtare midis Kinës dhe Bashkimit Europian ndodhet në prag, pas vendimit të këtij të fundit për të vënë një taksë të përkohshme antidumping ndaj produkteve fotovoltaike kineze, agjencia e lajmeve \"Hsinhua\" citon analistë të jenë shprehur se të dyja palët mund ta shmangin një gjë të tillë nëpërmjet konsultimeve miqësore dhe masave të përshtatshme.

Në një artikull të \"Hsinhua\"-së thuhet se marrëdhëniet ekonomike Kinë-BE janë të ngushta dhe vëllimi i tregtisë mes tyre është i madh.

Lufta tregtare në shkallë të gjerë nuk është e dobishme për të dyja palët. Qeveria kineze do të shfrytëzojë mundësitë e ndryshme për të forcuar dialogun me palën evropiane.

Artikulli i \"Hsinhua\"-së bën të ditur gjithashtu se, pas konsultimeve dypalëshe, Komisioni i Përbashkët Ekonomiko-Tregtar Kinë-BE do të organizojë në Pekin, në dhjetëditëshin e dytë të qershorit, një takim, ku një ndër temat do të jetë problemi i produkteve fotovoltaike kineze.

Po sipas artikullit, në qoftë se pala europiane do të krijojë atmosferën dhe kushtet e duhura, do të organizohet sivjet në një kohë të përshtatshme dialogu ekonomik e tregtar i nivelit të lartë Kinë-BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)