Evazioni fiskal do ti kushtojë Italisë 122 miliardë euro
Romë, 18 dhjetor - Shmangia nga tatimi në Itali, një fenomen mjaft i përhapur, do ti kushtojë vendit 122 miliardë euro në vitin 2015, ose rreth 7,5 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB).
Konfederata e punëdhënësve i ka kërkuar qeverisë të mbajë në mbikëqyrje të rreptë këtë fenomen, duke pohuar se një studim i realizuar nga qendra e saj për kërkim bënte me dije se mund të ishte ulur vetëm gjysma e shumës së evazionit fiskal, norma e PBB-së mund të ishte rritur me 3,1 pikë në përqindje dhe 335 mijë vende të reja pune do të kishin shanse të hapeshin këtë vit.
Referuar këtij studimi, mospagesa e TVSH-së përbën një kosto prej 40 miliardë euro dhe mospagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore 34,4 miliardë. Totali prej 122 miliardë është në vlerë neto më i madh se vlerësimet e qeverisë, e cila deklaroi së fundmi një humbje me vlerë totale 90 miliardë euro.
Raporti denoncon gjithashtu mungesën e kapaciteteve të administratës tatimore dhe bën me dije se 99 për qind e personave që paguajnë taksa, rreziku i ushtrimit të kontrollit tatimor është një herë më i lartë ndaj personave të moshës nga 33 në 50 vjeç.