23 Dhjetor 2024

Eurozonë: Ulet suficiti tregtar

Bruksel, 17 shkurt - Suficiti tregtar i eurozonës u ul në 700 milionë euro për vitin 2010. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, Eurostat, në vitin 2010 për shkak të vëllimit të madh të eksportit, suficiti pati një ulje të madhe, më shumë madje se viti 2009, që ishte 16.6 miliardë euro.

Në dhjetor 2010, importi dhe eksporti në eurozonë u rritën me 22% dhe 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur deficiti tregtar arriti në 500 milionë euro. Ndërkohë në dhjetorin e vitit 2009, në eurozonë suficiti arriti në 3.2 miliardë euro.

Sipas Eurostat, vitin e kaluar, deficiti i 27 vendeve të BE-së ishte 143.3 miliardë euro, që në fakt ishte edhe më i lartë se ai i vitit 2009, 108.1 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)