Eurozonë, niveli i inflacionit nuk ndryshon
Bruksel, 2 korrik - Është parashikuar që në muajin qershor, niveli i inflacionit në 17 vendet anëtare të eurozonës të regjistrohet në nivelin 2.7 për qind, i njëjtë me një muaj më parë.
Këtë parashikim e bëri Eurostati më 30 qershor, kur publikoi të dhënat statistikore në këtë drejtim.
Sipas Eurostat, ky është muaji i 7-të radhazi që inflacioni në eurozonë e kalon pragun e 2%, që është edhe niveli i alarmit i përcaktuar nga Banka Qendrore Evropiane për stabilitetin e çmimeve.