Eurozonë, inflacion më i ultë në maj
Bruksel, 2 qershor - Të dhënat e para për muajin maj nga Eurostati tregojnë për një ulje të inflacionit në eurozonë me 0.1 për qind nga 2.8 për qind që ishte në muajin prill.
Shifrat fillestare të Eurostatit u publikuan më 31 maj.
Që pas gushtit të kaluar, kjo është hera e parë që inflacioni ulet në eurozonë.
Megjithatë, kjo shifër është tepërt e lartë se niveli i alarmit të Bankës Qendrore Evropiane, prej 2 për qind.