Eurozona, vështirësitë e konkurrencës
Berlin, 29 mars - Vështiresitë ekonomike dhe deficitet e larta të vendeve evropianojugore të Eurozones shumë ekonomistë i lidhin jo vetëm me krizen aktuale financiare, por edhe me aftesinë konkurruese, e cila ka renë prej vitesh.
Kjo është pasoje e rritjeve shumë të vogla të produktivitetit përballë kontratave tarifore shumë të larta.
Përpara futjes së euros, evropianojugoret thjesht zhvleftesonin monedhen vendase për të kompensuar rënien e aftësisë konkurruese në cmime.
Kjo mundësi në bashkimin monetar të Euros ështv e bllokuar. Prandaj grekeve u duhet të bejnë një \"zhvlerësim të brendshëm\", të ulin shpenzimet për pagat dhe të shtrengojnë me fort rripin.
Pikerisht këtë e bëri Gjermania, duke forcuar në mënyrë vendimtare aftësinë e saj për konkurrencë.
Por nga ana tjetër, ekonomia gjermane e orientuar nga eksportet demton vendet e tjera evropiane.
Me këtë akuzë të leshuar në fillim të kësaj jave, ministrja franceze e ekonomisë Christine Lagarde i dha jetë serish një debati në prapaskene.
Eksporti është dhe mbetet për Gjermaninë nxitesi i mirëqënies. Kur mallrat gjermane shiten mirë në vendet e tjera, atëherë ekonomia gjallërohet dhe papunësia bie. E kunderta ndodh në raste krizash.