10 Janar 2025

Eurozona rrezikohet të hyjë në një periudhë deflacioni

Bruksel, 9 janar - Çmimet janë ulur me 0,2 për qind në muajin dhjetor në zonën euro nën efektin e rënies së çmimit të energjisë, sipas vlerësimeve të para të publikuara nga zyra evropiane e statistikave Eurostat.

Bëhet fjalë për uljen e parë të çmimeve në zonën euro që prej muajit tetor 2009 (-0,1 për qind).

Nëse ulja e çmimeve zgjat, zona euro do të hyjë në një periudhë deflacioni, një fenomen shqetësues sipas ekonomistëve sepse ekziston frika për hyrjen në një rreth vicioz të uljes së çmimeve, prodhimit, pagave dhe konsumit që pengon ekonominë të rimëkëmbet.

Çmimet e energjisë në dhjetor kanë qenë 6,3 për qind më të ulëta se sa një vit më parë. Nëse do të përjashtohej çmimi i energjisë, norma e inflacionit gjatë dhjetorit për eurozonën do të ishte 0,6 për qind, po aq sa në nëntor.

Çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit ishin përllogaritur të mos ndryshonin nga ato të një viti më parë, pasi u rritën me 0.5 për qind në muajin nëntor. Për sa u përket çmimeve për shërbimet, që mbetën të pandryshuara gjatë nëntorit, janë rritur me 1,2 për qind në muajin e fundit të vitit 2014, krahasuar me dhjetorin e 2013-s.

Kjo është hera e parë që eurozona pritet të kalojë në deflacion, që prej pikut të periudhës së krizës financiare në vitin 2009. Ekonomistët kanë paralajmëruar që prej disa kohësh kundër rrezikut të deflacionit në zonën euro, madje dhe kundër rrezikut të desinflacionit, që do të thotë një inflacion shumë i ulët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)