Eurozona, 81.8 miliardë euro suficit tregtar në vitin 2012

Bruksel, 17 shkurt - Sipas të dhënave të publikuara të premten nga "Eurostati", vjet Eurozona pati një suficit tregtar në vlerën e 81.8 miliardë eurove, nga vetëm 15.7 miliardë euro që ishte në vitin 2011.
"Eurostati" bëri të ditur gjithashtu të dhënat për tregtinë e vendeve anëtare të BE-së gjatë 11 muajve të parë të vitit të kaluar, sipas të cilave Gjermania, Irlanda, Holanda dhe Republika Çeke radhiten në katër vendet e para sa i përket vëllimit të suficitit tregtar.
Ndërkohë, Britania e Madhe, Franca, Spanja dhe Greqia janë vendet me deficitin më të madh tregtar gjatë kësaj periudhe.