Europa dhe SHBA mbështesin çmimin e naftës
Londër, 6 janar - Kontratat e naftës kanë qenë të qëndrueshme të mërkurën duke ruajtur trendin e lëvizjes së ditës së martë.
Tregu energjetik reflekton pozicionimin e investitorëve në aset me risk pas publikimit të të dhënave të përmirësimit të ndjeshëm të indekseve menaxherial për Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto të dhëna rrisin besimin për një normë të kënaqshme në masën e rritjes së konsumit të naftës bruto. Në treg është ndjerë dhe zhvlerësimi i jenit në raport me dollarin pas lajmit për agresivitet të shtuar në politikën monetare të Japonisë.
Në fokus do të jenë bisedimet për programin bërthamor të Iranit, të dhënat e tregtisë së kinës dhe informacionet mbi politikën monetare të bankën qendrore europiane.
Për momentin nafta bruto Brent Londrës për marsin u rrit 9 cent në 116.61 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për marsin u rrit 1 cent në 96.65 dollarë për fuçi.