09 Janar 2025

Euro vazhdon të jetë e dobët kundrejt valutave tjera

Frankfurt, 14 korrik - Edhe pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, situata e monedhës së përbashkët euro vazhdon të jetë e rënduar.

Vlera e euros në minutat e fundit të bisedimeve për dhënien e kredisë së tre për Greqinë është shtuar disi mirëpo ajo vazhdon të jetë e dobët kundrejt vlerës së monedhave të tjera ndërkombëtare.

Kjo ka ardhur për shkak se tregu në Azi është në rënie, ku euro përkohësisht ka kufizuar humbjen si rezultat i zhvillimeve kundër Greqisë lidhur me vendimin e kreditorëve ndërkombëtare për paketën e ndihmës në Greqi për ç’shkak ekziston rreziku që vendi të dalë nga eurozona dhe të jetë në falimentim.

Euro sot ka rënë në raport me dollarin. Një euro është 1, 1038 dollar dhe 135, 20 jenë, pas rënies së mbrëmshme kur euro ishte 1, 0963 dollar dhe 134, 91 jenë. Bursat evropiane sot kanë përfunduar punën me rënie.

Ekspertët e bursave vlerësojnë se janë të mundshme plot pasoja të ndryshme dhe një periudhë e pasigurisë së sigurisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)