23 Dhjetor 2024

Euro shënon rritje të fortë në tregun e Shqipërisë

Tiranë, 25 mars - Euo ka shënuar një rritje të fortë në tregun e Shqipërisë gjatë ditës së djeshme, pas tre ditëve pushim zyrtar.

 Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 123.84 lekë, duke u rritur me 0.81 lekë, në krahasim me fundin e javës së kaluar, duke arritur nivelin më të lartë në një vit, që prej marsit të vitit të kaluar.

Që prej 12 marsit, euro është rritur me 1.05 lekë në tregun vendas.

Në rritje ishin dhe gjithë valutat e tjera, ku dollari u këmbye me 114.45 lekë, ose 1.08 lekë më shumë. Mbiçmimin më të madh e shënoi paundi britanik me 3 lekë më shumë, në 133 lekë.

Rritja e euros është dhe reflektim në bursat ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët e ka marrë veten tre ditët e fundit, duke u këmbyer ditën e sotme me 1.086 dollarë, nga 1.07 që zbriti pak ditë më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)