26 Dhjetor 2024

Euro shënon rënie në tregjet aziatike

Tokio, 8 maj - Euro pësoi rënie në tregjet aziatike pas dështimit të partive në pushtet gjatë zgjedhjeve në Francë dhe në Greqi dhe investitorët u shprehen të shqetësuar për rrezikimin e politikave shtrënguese në Evropë.

Në orën 07:15 lokale në Tokio, dje 22:15 GMT, euro u vlerësua me 1,3004 dollarë kundrejt 1,3082 dollarë të premten në orën 21:00 GMT, në Nju Jork.

Monedha vlente 103,67 jen sot në Tokio kundrejt 104,46 jenë të premten në Nju Jork.

Investitorët duken të frikësur për të ardhmen e masave shtrënguese të vendosura në Europë për të luftuar kundër krizës së borxhit.

Në Francë, François Hollande u bë presidenti i parë socialist pas 17 vjetësh gjatë një votimi sanskionues kundrejt konservatorit në ikje, Nikolas Sarkozy, të cilit ai i dha menjëherë një përmasë riorientimi për politikën evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)