Euro, rënie drastike ndaj dollarit, rekord negativ
Bruksel, 20 maj - Euro ka shënuar një tjetër rekord negativ teksa ditën e martë u kuotua në nivelin historik më të ulët në katër vjet ndaj dollarit amerikan.
Euro ka zbritur poshte 1.22 duke shkuar në 1.21për një dollar. Specialistët dhe qeveritë europiane i druhen një rënie të mëtejshmë të monedhës së përbashkët dhe paralajmërojnë humbje të mëdha për bankat e kontinentit të vjetër.
Në krizën e eurozonës duket se ndikon fuqishëm kriza financiare e Greqisë. Kriza e shtetit helen u komentua prej kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila tha se akordimi i huasë ndaj Athinës thjesht u jep më shumë kohë lidërve të BE-së dhe eurozonës dhe nuk zgjidh problemin, që sipas saj mbetet sistemi.