25 Dhjetor 2024

Euro prek nivelin më të ulët në 11 muaj

Bruksel, 15 dhjetor - Monedha e përbashkët europiane regjistroi të mërkurën nivelin e saj më të ulët në 11 muaj, ndërsa frika për të ardhmen e ekonomive të Eurozonës vazhdon.

Gjatë ditës se djeshme euro u kuotua për herë të parë që prej 12 janarit nën nivelin e 1,30 dollarëve dhe 0,84 paundëve në tregjet ndërkombëtare.

Javën e shkuar, 26 prej 27 vende të Bashkimit Europian mbështetën rregulla të reja financiare që duhet të lejojnë stabilizimin e monedhës. Britania e Madhe ishte i vetmi vend që nuk aprovoi planin.

Ndërkohë, të mërkurën rënie shënuan edhe bursat e mëdha europiane. Bursa e Londrës dhe ajo e Frankurtit shënuan një rënie prej 1%, ndërsa francezja “CAC 40” pësoi rënie prej 1,76%.

Kostoja në rritje e huamarrjes për qeveritë sovrane të Eurozonës mbetet gjithashtu një shqetësim.

Autoritetet italiane paguan një interes prej 6,47% për të marrë hua tre miliardë euro me afat kthimi 5-vjeçar gjatë ditës, interes pothuajse 0,2% më i lartë se ai i një muaji më parë.

Tendenca për zhvlerësim të monedhës së përbashkët europiane vazhdon edhe në tregun shqiptar, ku të mërkurën, shkëmbimi valutur ishte i niveleve 1 euro me 138 lekë në blerje dhe 138,9 lekë në shitje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)