Euro peson rënie në tregun ndërkombëtar
Frankfurt, 17 dhjetor - Investitorët ndërkombëtarë patën më pak interes për investimet në monedhën e përbashkët europiane, ndërsa një pjesë e analistëve besojnë se euro do ti nënshtrohet një dobësimi gradual në tregjet ndërkombëtare gjatë muajve të ardhshëm.
Euro shkëmbehej me 1.33 USD në fillim të javës, por ra gradualisht në kuotën 1.3 dje, ku edhe u stabilizua.
Shumë investitorë në tregun ndërkombëtar besojnë se ekonomia e Eurozonës do të kalojë në recesion dhe kjo gjë nënkupton që euro do të dobësohet kundrejt monedhave të tjera.