Euro pëson rënie historike kundrejt dollarit
Paraja e përbashkët evropiane kapi të enjten vlerën e 1,0495 dollarëve, nivelin më të ulët që prej janarit të vitit 2003, para se të merrte veten ndjeshëm dhe të ishte në një nivel të qëndrueshëm në vlerën e rreth 1,06 dollarëve.
\"Euroja është nën presion. Për momentin nuk kam asnjë koment, apo të dhënë tjetër, që mund të hedhë poshtë këtë përshtypje aktuale\", deklaroi Petra Kuraliova, analistje në \"TradeNext\".