Euro pëson rënie, arrin nën 1.41 dollarë
Berlin, 28 mars - Euro ka shënuar një rënie gjatë hapjes së bursave ditën e sotme duke shkuar në 1,4054 dollarë, në kuadrin e krizës politike në Portugali.
Gjithashtu, sipas ekspertëve, në këtë vlerë mendohet të ketë ndikuar edhe humbja elektorale e kancelares gjermane Angela Merkel.
Bileta jeshile ka avancuar mbi jenin duke shkuar në 81,69.