23 Dhjetor 2024

Euro përmirsohet, dollari ende nën presion

Bruksel, 26 korrik - Duke iu falënderuar marrëveshjes së BE-së për pakon e dytë të ndihmës për Greqinë, euro javën e kaluar u forcua në tregjet botërore, derisa dollari edhe më tutje është nën presion të negociatave të vështira në Uashington për rritjen e limitit për huazim shtetëror.

Kursi i valutës evropiane në raport me dollarin amerikan shpërtheu javën e kaluar për 1,4 për qind, në 1,4360 dollarë, derisa në raport me jenin japonez u forcua për 0,6 për qind në 112,75 jenë.

Dollari, nga ana tjetër, u dobësua në raport me jenin, ndaj kursi i tij u zvogëlua për 0,8 për qind, në 78,45 jenë.

Euroja ishte nën presion të enjten, kur në samitin emergjent në Bruksel krerët e BE-së dhe FMN-së kontraktuan një pako të re të ndihmës për Greqinë, me ç’rast do të duhej të sigurohen nga të dyja anët 109 miliardë euro, derisa 50 miliardë euro do të sigurohen nga sektori privat.

Duke iu falënderuar kësaj, kursi i euros u ngjit në 1,4440 dollarë, nivelin më të lartë në dy javët e fundit. Por së shpejti më pas ra nën kufirin prej 1,44 dollarësh.

Nga ana tjetër, dollari është nën presion ndërmjet demokratëve në pushtet dhe republikanëve opozitarë në Kongres për zvogëlimin e deficitit buxhetor dhe rritjen e limitit të lejuar për huazimin e shtetit.

Në gjysmën e javës së kaluar fitohej përshtypje se negociatat shkojnë në drejtim të duhur, por të premten sërish erdhi deri te ngecja. Nëse javën e kaluar nuk arrihet marrëveshje, Ministria amerikane e Financave më 2 gusht nuk do të mund t’i paguajë obligimet e veta, e në rast të tillë SHBA-së i kërcënohet zvogëlim të rejtingut kreditor, që do të reflektohet negativisht mbi ekonominë më të madhe botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)