28 Dhjetor 2024

Euro në nivelin më të ulët përballë dollarit që prej janarit 2003

Washington, 16 dhjetor - Euro ka regjistruar rënie përballë dollarit duke arritur në nivelin më të ulët që prej 14 viteve, ndërkohë që Banka Qendrore e SHBA-së (Fed) i hapi rrugën rritjes me tre herë të normave të interesit në 2017-n.

Një euro u këmbye me 1,0411 dollarë rreth 11:50 GMT në tregjet e këmbimit, në nivel që nuk ishte arritur që prej janarit 2003.

Fed, e cila zbuloi të mërkurën normën e saj të interesit, ka lënë të kuptohet se ajo mund të rritet sërish me tre herë në vitin 2017, në mënyrë që të pengojë ekonominë amerikane të ulet dhe për të ruajtur inflacionin rreth objektivit të saj 3 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)