09 Janar 2025

Euro në nivelin më të ulët ndaj dollarit në 12 vite

Frankfurt, 10 mars - Dollari amerikan ka arritur nivelin më të lartë ndaj monedhës së përbashkët të Bashkimit Evropian, euro, në 12 vitet e fundit.

Një euro sot është këmbyer për 1.0785 dollar në Azi, që është pika më e ulët e euros prej 10 shtatorit të vitit 2003.

Raportohet se dollari është forcuar nga spekulimet se Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara, do të fillojnë ta rrisin shkallën e interesitt në mes të vitit 2015.

Banka Qendrore Evropiane, nga ana tjetër, dje e ka filluar fushatën e blerjes së letrave me vlerë në shumë prej 1 mijë miliardë eurosh, me qëllim që të stimulohet ekonomia.

Më 1 janar të vitit 2002, kur filloi qarkullimi i saj, euroja ishte më e dobët se dollari, por prej fundit të vitit 2002 është këmbyer me vlerë më të madhe se dollari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)