26 Dhjetor 2024

Euro në kuotën më të ulët në dy muaj

Bruksel, 17 prill - Euro shënoi kuotën më të ulët në dy muaj kundrejt dollarit ndërkohë që bondet gjermane njohën një valë të re interesimi, gjë që ia rriti vlerën tyre gjatë ditës së hënë, për shkak se frika se mos Spanja përballet me probleme të reja në menaxhimin e krizës së vet u përhap në tregjet e botës.

Interesat e kërkuara për blerjen e bondeve 10 vjeçare spanjolle u rritën përtej kuotës prej 6 për qind, kuotë kjo e konsideruar si shumë problematike, ndërsa investitorët iu rikthyen mendimit se ky vend nuk është në gjendje të mbajë buxhetin e vet nën kontroll.

Spanja do të kryejë një ankand për bono thesari me afat maturimi 12 dhe 18 muaj të martën, por vëmendja e investitorëve është te zhvillimi i ankandit të ditës së enjte, kur pritet të shiten bonde 2 dhe 10 vjeçare.

Bursat evropiane u hapën pa shumë ndryshime të hënën, pasi patën përjetuar humbje të konsiderueshme javën e kaluar. Euro ra në 1.2995 dollarë, ose rreth 0.5 për qind në krahasim me të premten, ndërsa interesat e bondeve 10 vjeçare gjermane janë aktualisht vetë, 1.63 për qind. 16 Prill 2012 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)