Euro forcohet në raport me dollarin
Paris, 26 mars - Euroja u forcua në raport me dollarin, të mbështetur nga blerjet e investitorëve të Lindjes së Afërt dhe bankave qendrore të Azisë, meqë edhe kriza politike në Portugali dhe gjendja e sektorit bankar të Spanjës tashmë janë llogaritur në çmimin e euros.
Pjesëmarrësit e tregjeve në periudhën e fundit regjistrojnë se euroja zhvillon rezistencë gjithnjë e më të madhe të lajmeve të këqija, siç është dorëheqja e kryeministrit portugez, më së shumti duke iu falënderuar blerjes nga bankat qendrore të Azisë.
Valuta evropiane u shërua duke iu falënderuar ofertave gjysmëzyrtare, si dhe atyre të investitorëve nga Lindja e Afërt.
Euroja, mbështetje për rritjen e euros fitoi edhe nga dallimi në të ardhurat në Eurozonë dhe në SHBA, në pritje të ngritjes së afërt të shkallëve të interesit në Eurozonën për shkak të luftimit të presioneve inflatore.
Kërcënim kyç për euron tani paraqet lajmi se krerët evropianë me siguri këtë javë nuk do të arrijnë marrëveshje përfundimtare për rritjen e kapaciteteve reale për marrje hua nga fondi i krizës i Eurozonës, porse këtë vendim do të shtyjnë për në qershor.